Është mbledhur këtë të hënë Konferenca Gjyqëosre Kombëtare ku do të zgjidhen dy anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në krye të herës ka folur Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili i ka bërë apel forcave politike që të gjejnë konsensusin për të kaluar reformën në drejtësi.
“I drejtoj një apel aktorëve të përfshirë në reformë, që në frymën e opinionit të Venecias, të gjejnë konsensusin. Reforma duhet të ketë si qëllim primar objektivat europianë të vendit. Kemi detyrimin moral për të fokusuar të gjithë vëmendjen në reformimin e gjyqësorit”- tha Zaganjori.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është treguar i ashpër në fjalën e tij përballë gjyqtarëve, duke thënë se shumë toga të zeza po e bëjnë detyrën sikur ajo të ishte dita e fundit. Edhe pse Manjani u shpreh se reforma në drejtësi, tashmë është vendosur dhe do të bëhet, ka shumë gjyqtarë që “po punojnë si për ditë të fundit”.
“Kjo nuk është normale dhe këta që punojnë si për ditë të fundit do të jenë të parët që do të preken nga reforma në drejtësi”, tha Manjani.
Manjani ka shtuar se ka grupe të caktuara gjyqtarësh në Gjykatën e Shkallës së Parë, që dihet se janë të lidhur me grupe të tjera në Gjykatën e Apelit, kur vjen puna për marjen e çështjeve të apeluara në shkallën e dytë. Manjani tha se një praktikë e tillë vetëm me short që nuk mund të quhet.
”Në mënyrë krejt të çuditshme janë shtuar raportet mjekësore mes jush.. raportet fiktive janë një fenomen që nuk i kanë hije asnjë zyrtari, e aq më tepër një zyrtari të drejtësisëKam vënë re dhe vë re se me gjithë përmirësimet.. jam gati të identifikoj se ka grupe në gjykatën e shkallës së parë, që gjykojnë cështje, të cilat kalojnë në apel… edhe grupi i apelit dihet se kush është, që mer atë cështje… Edhe ky nuk është short, është dicka tjetër.”- tha Manjani.
“Ndërkohë që presim të bëhet reforma në sallën e gjyqit përditë krijohen halle të reja. Përditë ka vendime për masa sigurimi por edhe për dënim.. në nuk mund të presim që të bëhet një gjë e madhe sic është reforma, dhe nuk mund tu shesin njerëzve të ardhmen, kur në emër të saj po u shesin padrejtësi, tu shesim dicka që po rrëshqet sot e gjithë ditën… Përditë në zyrën time vijnë ankesa për shërbimin e munguar në gjyqësor.”- tha ndër të tjera Ministri Drejtësisë.