Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.
Të pandehurit R.S dhe B.M akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova”, ndërsa R.S, J.B dhe A.V. akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi me inicialet V.C ka ndodhur në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, pronar i së cilës është Dibran Hoxhaj.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxhaj ka shtënë në drejtim të makinës, cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.
Policia gjatë kontrolleve në lokalin e ‘Kobrës’ ka gjetur sende ilegale.
Në vendngjarje janë gjetur edhe një granatë dore dhe disa fishekë të njërit prej të dyshuarve./m.j