Deputeti Pandeli Majko propozon që të ketë amnisti të përvitshme, e cila të bëhet për festën e pavarësisë.
“Për festën kombëtare të ketë çdo vit amnisti. Mendoj se amnistia e përvitshme nuk duhet lënë në subjektivitetin e politikës. Jemi të mëshirshëm ne dhe e bëjmë, nuk organizohemi ne mirë, nuk bëjmë kuorumin shtyj të shtyjmë. Mendoj se këtë vit të bëhet një amnisti dhe të shikohet dhe aministi tjetër për festat kombëtare që më pas të përcaktojë ritualin në vazhdim”
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Komisioni i Ligjeve ka folur sot për Amnistinë Penale, nga e cila do të përfitojnë disa të dënuar.
Ai sqaroi dhe shifrat se sa do të përfitojnë nga kjo amnisti.
“Ka pasur modele që amnisti ka pasur dhe për të dënuarit dhe për ndjekjet penale. Ka pasur dhe vetëm për personat e dënuar, se ky është qëllimi. Nuk ka dashur amnistia që t’i heqë instrumentin nga duart e drejtësisë, për akuzat që ngrihen nga prokuroria. Ka pasur modele të tilla. Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar.
Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm. Nëse do të shkojmë përtej këtij marzhi, këtu është një moment delikat që ne interferojmë në punën e sistemit të drejtësisë.”, tha ai.
/f.s