Fantastik Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit (1-1) në takimin me Almerian, një rivale e drejtpërdrejtë për mbijetesë.
Në minutën e 75-të, “bomberi” kuqezi i shkëputet me zgjuarsi mbrojtjes dhe përballë portierit nuk gabon, 1-1. Ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin beratas.
Më këtë finalizim, ai ka arritur në kuotën e 7 golave njësoj si yjet e Realit dhe Barcelonës, Vinicus dhe Ferran Torres.