17 shkurti shënon një nga festat më të bukura të shqiptarëve, Pavarësinë e Kosovës. E ndërsa në këtë ditë festojmë, shërben edhe si një formë kujtese për historinë, për vuajtjet e luftës, për dhimbjen por edhe për dorën e zgjatur dhe mikpritjen që Kosova gjeti në Shqipëri.
Kjo është arsyeja që ka sjellë Marigonën dhe babain e saj, Njaziun në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ata kanë ardhur pas 25 vitesh për të falenderuar për mikpritjen që kanë gjetur në Marikaj. Rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan e nis Njaziu, i cili kujton se në vitin 1999 një kamion me 32 persona brenda tij udhëtoi për një javë.
Më 4 prill ata mbërritën në Kukës dhe të nesërmen vazhduan drejt Tiranës. Gjatë ndalesës në një karburant, Njaziu pyet dikë edhe sa larg ndodhej Tirana sepse 32 njerëz kërkonin strehim. I huaji, i quajur Mahmut Shibe nuk i la të vazhdonin më tej, por u hapi derën e shtëpisë.
Njazi: Së bashku me të na ka dërguar në pallatin ku jetonte, 2 dhoma. Na ka përgatitur ushqimin e vet, ai e di si e ka përgatitur.
Marigona: Pilaf. Ka qenë pilafi më i shijshëm në jetë që kam ngrënë ndonjëherë.
Ardit Gjebrea: Vërtet?
Marigona: S’e harroj kurrë.
Njazi: Edhe çaj e kafe ashtu sipas mundësive.
Ardit Gjebrea: 32 vetë në 2 dhoma e një kuzhinë?
Njazi: Ashtu si na ka nxënë nuk e di, është tmerrësisht e paparashikueshme.
Ardit Gjebrea: Dhe keni ngrënë të 32 atë natë dhe gatoi zonja e Mahmutit apo jo?
Njazi: Po, zonja e Mahmutit. E falenderoj shumë.
Ardit Gjebrea: Ku fjetët atë natë?
Njazi: Atë natë gjysma kemi fjetur te Mahmut Shibe, në ato 2 dhoma që kishte.
Ardit Gjebrea: Gjysma tjetër?
Njazi: Gjysma tjetër fjetëm në maune, por ne 7 ditë kemi fjetur vetëm në maune.
Dita e nesërme ishte një agim i ri në jetën e 32 personave.
Marigona: Atë desha të shtoj se unë si fëmijë kujtoj këto momentet e bukura se s’i kam pasur brengat e prindërve, kam qenë fëmijë… Të nesërmen në mëngjes unë kam fjetur në maune, kam qenë ndër ata njerëz por ishte luks të flije në maune, gjysma e njerëzve nuk ishim, kishim mundësi të shtrinim këmbët e duart. Të nesërmen në mëngjes dëgjoheshin zhurmat e njerëzve dhe kishim fikë ta hapnim se nga trauma e luftës nuk e dinim saktë ku ishim. Kur e kemi hapur, ka një lloj dere, shoh njerëzit që ishin mbledhur me rroba, me ushqime, me pije, me ujë, ishin mbledhur rreth e rreth maunes tonë dhe prisnin që ne ta hapnim atë të na ofronin ushqim, rroba, pije. Aty ka qenë sinjali i parë, ajo shenja e parë e paqes dhe e dashurisë për mua si fëmijë.
Ardit Gjebrea: Ti si e mban mend luftën?
Marigona: Luftën e kujtoj blic, sekuenca-sekuenca por asnjëher nuk tentoj ta mbledh atë pazëll, dua ta largoj. Pastaj prej atij momenti në Marikaj e tutje ka qenë një dnër aventurat më të bukura për mua si fëmijë kjo pjesa e të qëndruarit në Marikaj.