Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve me motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit me 1 të plagosur në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku pas një konflikti verbal mes Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit duke plagosur në këmbë 47-vjeçarin.
Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij. I plagosuri Xhevahir Kolaveri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë patur konflikt të mëparshëm./m.j