Në Kuçove pranë bazës së parë ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri ndohet baza që është ndërtuar fillimisht në komunizëm në vitin 1952 me punë vullnetare, ndërsa që prej janarit të vitit 2022 këtu ka nisur puna ku janë investuar rreth 50 mln euro për të krijuar një infrastrukturë modern2 dhe me kushte bashkëkohore për të mundësuar dislokimin e mjeteve ajrore të NATO-s të cilat pritet të kryejnë operacione stërvitore apo ta përdorin për nevoja të tjera të Aleancës.
Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua t’i shërbente Traktatit të Varshaves ku Shqiperia ishte anetare në 1952, por tani ajo do të jetë në dispozicion të NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur njerezimi dhe që i sherben paqes dhe vlerave të demokracisë perendimore.
Nga kjo bazë pritet që të bëhet edhe kontrolli hapsires ajrore shqiptare si dhe të ndërtohet qendra e komandimit të dronëve të armatosur Bajraktar TB-2 që priten ti bashkohem flotës së ushtrisë shqiptare.
Puna në bazën ajrore të Kuçovës është ende duke vijuar megjithse inagurimi është parashikuar të ndodhë në 4 mars. Puna vijon për rindërtimin e pistës dhe të kullës së kontrollit ndërkohë që janë ndërtuar depot e armatimit dhe të karburantit, vendparkimet e avionëve si dhe stacionet e avarive dhe zjarreve./m.j