Pas bashkimit, deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë vijuar me takimet në bazë. Pas Shkodrës dhe Tiranës, ata zhvilluan një takim me strukturat e partisë në Elbasan.
Bardhi komentoi bashkimin në Federatë, duke thënë se opozita është e bashkuar në një fron, larg përçarjeve të brendshme, ndonëse në këtë bashkim mungon Lulzim Basha, i cili mban vulën e Partisë Demokratike zyrtare, dhe aleatët Shpëtim Idrizi e Dashamir Shehi.
“Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një detyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Jo vetëm për PD, sepse ne nuk jemi këtu vetëm për PD, por nuk është rruga e duhur për Shqipërinë.
Sepse ne këtu jemi për Shqipërinë! Ne jemi këtu se duam të jetojmë në Shqipëri! Prandaj duhet ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. Ti ndërgjegjësojmë të jemi krah njëri tjetrit sepse vetëm ashtu jemi më të fortë.
Vetëm ashtu hedhim themelet e nevojshme për të ndërtuar projektin fitues për PD dhe fitorja e PD është objektivi që bën këto burra e gra bashkë në këtë sallë dhe mijëra të tjerë jashtë kësaj salle.”, tha Bardhi.
Më tej Bardhi tha se përçarja nuk ishte rruga e duhur.
“Ne demokratët u ndërgjegjësuam se ajo që ndodhi dy vite më parë ishte e gabuar. Përçarja nuk është rruga e duhur. Ne jemi këtu se e duam Shqipërinë dhe duhet ti ndërgjegjësojmë edhe të tjerët të bashkohen me ne. PD duhet të fitojë në 2025 se duhet të fitojë Shqipëria.
Duhet t’i fitojmë mendjen dhe zemrën e elbasanasve që e duan vendin. Lidershipi i Partisë për shkak të vendimeve të gabuara jua ka shtuar vështirësitë demokratëve dhe ne kërkojmë ndjesë. Prandaj të gjithë ti prini Protestës së 20 Shkurtit në orën 17:30. Strukturat e PD do ftojnë në protestë jo vetëm demokratët por çdo qytetar. Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”-tha Bardhi.
I cili nuk ka shkelur ne Elbasan qe nga momenti kur nga furgoni i ‘policise se PD’ ku gjendej dhe ai zbriti Papleka qe vrau veprimtarin dhe mjekun Pjerin Xhuvani, dy dite para zgjedhjeve te vitit 2021. /m.j