Gazetari Sokol Bregu dhe aktivistja Zhaklin Lekatari janë përplasur në teksa po diskutohej për vetëvrasjen (ose vrasjen) e 27 vjeçares Sibela Abedini.
Lekatari i kërkoi gazetarit Bregu që të mos e thërriste “zemra ime”, pasi sipas saj, ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran, por ta thërriste në emër.
Nga ana tjetër, Bregu i tha Lekatarit se ajo nuk përfaqësonte asgjë.
Bregu: Ti je në garë për para, unë jam në garë për të drejtë.
Bregu: Krijon ti një respekt? Në rregull më fal.
Bregu: Jepi ke të drejtë. Po çfarë përfaqëson ti? Ti je një problem.
Lekatari: Problemi nuk jam unë, edhe nëse unë zhdukem, atëherë problemi do vijojë sërish. Ju po paguheni sot këtu?
Bregu: Jo. Vajza ka probleme se nuk e kanë thirru në BBV edhe ka shpërthyer.
Lekatari: Bëni më kujdes kur merrni të ftuarit, sepse unë nuk vij këtu për të qenë e ofenduar.
/a.r