Gazetari Roland Qafoku ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku tha se flitet se sekretari amerikan i shtetit do të zhvillojë takime me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Ai tha se një takim i tillë do të ishte një goditje për të gjithë politikanët, pasi me një lëvizje të tillë do të duket edhe njëherë se SPAK ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe është i paprekshëm.
“Ky takim i Antony Blinken nëse do të zhvillohet, është një goditje e madhe për të gjithë klasën politike në Shqipëri. Nuk është vetëm për opozitën, është edhe për Edi Ramën edhe për Sali Berishën edhe për Partinë Demokratike edhe për Partinë Socialiste.
Kjo do të thotë që jo vetëm ka besimin dhe mbështetjen pa kufijtë shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është si një institucion “mos e prek”. Ky takim është “non touch” SPAK. Ky është lajmi im nëse Blinken do të takojë Dumanin.
SPAK mbështetjen e ka por nëse arrihet takimi, është një shkallë më lartë. Nëse sekretari i shtetit nuk takon një politikan të opozitës por takon kreun e SPAK, kjo është një goditje për të gjithë”,-tha Roland Qafoku.
/f.s