Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, komentoi se vajtja e Gazment Bardhit pas Berishës dhe në selinë e PD-së, nuk është fare e natyrshme dhe qartazi duket se si “mballomë”, pasi ai nuk sjell vota, por po bën thjeshtë Pazar.
“Nuk di kush e ka pritur Bardhin krahëhapur në atë seli. Nuk është ngjitje normale, është thjeshtë ‘mballomë’. Shoh probleme edhe brenda kësaj si miqësim. Bardhi nuk vjen me magazinë votash. Sa vota ka Berisha kjo është e qartë. Janë llogaritë e tij për numrin e deputetëve. Kemi raport forcash për lojën në Kuvend. Nuk sjell vota Bardhi, thjeshtë po bën pazar që të jetë në lista në zgjedhje. Diversitet duke qenë ai në krye të tavolinës! Pakicat nuk drejtojnë. Që këtu fillon konflikti. Do të ketë edhe kacafytje politike brenda për brenda. Ka muaj që po sillen si ‘kali në lëmë’.”, tha Nesturi.
/a.r