Deputeti Gazment Bardhi tha në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo se nuk e kishte menduar ndonjëherë veten si kryeministër të vendit.
I pyetur nëse e kishte një qëllim të tillë me faktorizimin që ka marrë në përçarjen brenda PD-së, Bardhi tha se është çështje që duhet vendosur nga strukturat.
“Nuk e shikoj veten si kryeministër. Nuk e kam menduar ndonjëherë veten në këtë pozitë,. Kjo është një çështje që do duhet ta vendosin strukturat e partisë”- u përgjigj Bardhi./m.j