Nga Tritan Kalo
Deri kur ‘rruget do te mbeten rrugeve’, perfshire ketu dhe ardhmerine e demokracise
Mazhoranca e sotme me të drejtë kur ishte në opozitë para 23.06.2013 kritikonte Mazhorancën e kohës së PD ose PD+LSI, për:
1- lënien e pa përfunduar të rrugëve të nisura si Rruga e Kombit, Rruga Tiranë-Elbasan, ani pse Lideri i PD-së mburrej që kishin ndërtuar 11.000 kilometra rrugë (ndoshta duke parë veprën e W. Shakespeare: “Ëndra e një nate vere”),
2- mungesën e sinjalistikës,
3- mungesën e nënkalimeve dhe mbikalimeve,
4- mungesën e përforcimit të skarpatave anësore, për të shmangur sa të jetë e mundëshme rrëshqitjet e gurëve në rrugë,
5- mungesën e shpatullave/kanaleve ujëmbledhëse e ujëlarguese anësore,
6- cilësinë e dobët të asfaltimeve, dhe mbi të gjitha
7- koston e lartë të ndërtimit të këtyre rrugëve.
Po vetë RILINDJA në këto vite të pas 23.06.2013 a i korigjoj këto “thagma” të së djeshmes, apo i thelloj ato edhe më tej….
Kam bindjen se ajo vijoj të përforcoj atë dukuri socio-politike që i ndjeri Pjetër Arbërori kishte vërejtur, se: “Këta nuk janë socialista, por këta janë specialista”….
Specialistë në mitomani, kleptokraci dhe në korrupsion, ani pse “Përgjegjësia është individuale”, për “Ata/ato që hanë kumbulla apo dardha pas shpinës sime” (ER), por të shpresojmë të mos ndodhë vijimi i asaj, që “Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma” (ER)….
Zoti Kryeministër. Drejtuesit e lartë në Ekzekutiv, përfshirë Ministrat e Zv. Kryeministrat vinë në ato poste “vullnetarisht” apo janë zgjedhja e juaj? Në këtë rast ju përzgjedhësi i tyre nuk ndjeni aspak faj dhe nuku keni aspak përgjegjësi për këto zgjedhjet tuaja? E keni kqyrur foton e Kabinetit tuaj të parë të betuar para Presidentit Ilir Meta, me fotot ndër vite të këtij kabineti? Sa prej Ministrave tuaj nuk janë aty ose thjesht kanë bërë rotacion KÇK-ist? Sa cilësisht në aspektin profesional kanë mbuluar ata/ato postet e tyre? Shqipërisë së këndej Drinit nuk i mungojnë vlerat cilësore profesionale dhe intelektuale jo konformiste, për të qënë në krye të problematikave socio-ekonomiko-politike të vëndit. ATYRE u duhet hapur udha sepse me siguri ata/ato nuk e kanë të nevojëshme të hanë “kumbulla pas shpinës suaj” apo të Popullit, por jam i sigurtë se do udhëhiqen në punën e tyre nga lajtmotivi “Omen est nomen” (“Njeriu është emër”)…..
Pak nga pak “Produktet e infektuara paraprakisht të pluralizmit politik dhe pseudo-demokracisë ‘Made in Albanistan’”, po mbushin moshën e protagonizmit në skenën qeverisëse të “Diktaturës së Proletariatit”, ndaj ka trokitur “KOHA PËR NDRYSHIME”….
“Zgjohu shqiptar nga gjumi zgjohu,
Të gjithë si vëllazën në një besë shtrëngonju,
E mos shikoni kishë e xhamija (PS, PD, PL, etj.),
FEJA e SHQIPTARIT është SHQIPTARIA. (VPSh)…..
Në kohë krizash socio-politiko-ekonomike DEMOSI/POPULLI duhet të marë detyrimisht në duart e tija, si fatet e veta po ashtu edhe ato të vëndit….
Jemi populli më i varfër në Hapsirat Europiane edhe pse Trevat Arbërore janë më të pasurat mbi dhe nën tokë…..
PËRSE VALLË?….Sepse “pasunarët tanë të rinj ish-brekëgrisurit dhe bark-tharët e djeshëm” kurrë nuk kanë të nginjur…..
MITOMANIJA, KLEPTOKRACIJA dhe KORRUPSIONI nuk njohin ngjyra politike….
Ato mundet dhe kanë ngjyrë rozë, blu apo të kuqe…
WAKE up my Albanin fellows…..
Harrojeni dhe braktiseni klasën/kastën/glasën politike të pas 31.03.1991 dhe “të vetshpallurit liderë të saj”…..
SHPRESA nuk rivjen nga të pashpresët e “Rrugës së Shpresës”, nga Rilindasit e vetshpallur si të tillë apo nga 140 myteberët e pa bosht të “PARLA-PA-MENTIT”, të rreshtuar aty në mbrojtje të KRYETAROKRACISË së dakordësuar mes PD dhe PS më 21 Prill 2008….Janë të vetkonsumuar plotësisht në këto 33 vite Demon-kraci….
SHQIPËRIA MBI TË GJITHA!….AJO BËHET vetëm me një klasë të re politike, ndërkohë të pa korruptuar në Pusht-shtetin e këtyre viteve zhagitjesh të tranzicionit Demon-kratik…..
Together forever and ever!