Thelbi i vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë është vizita me kreun e SPAK Altin Dumani, thotë për “Studio Live” në Report TV Sekretar i Marrëdhënieve me publikun në PD Edvin Kulluri.
Sipas tij në fokus të vizitës do të jetë drejtësia që tashmë ka goditur korrupsionin majtas e djathtas.
“Vizita ka dy aspekte, i pari takimi protokollar i detyrueshëm me Ramës. Besoj do diskutohet dhe për çështje të sigurisë dhe të rajonit. Shqipëria është partner i besueshëm.
Së dyti takimi i dytë me Dumanin shumë i rëndësishëm. Kjo s’ka lidhje me preferencat politike por është e paprecedentë që një sekretar shteti vjen dhe takon drejtuesin e prokurorisë së posaçme. Tregon se për SHbA është çështje prioritare për t’i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë.
Kjo është thelbi i vizitës, takimi që do ketë me zotin Dumani. Duke qenë se një pjesë e opozitës e sulmon vazhdimisht drejtësinë”, tha Kulluri./m.j