Ish-zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce, ka përfunduar i shtrirë në rrugë i dehur dhe duke folur në mënyrë të pakuptueshme.
Video ku ai shihet në gjendje tmerrësisht të rënduar është regjistruar pak para mesnatës së të mërkurës së kaluar në një rrugë në zonën e Brandon dhe ka shkaktuar reagime të forta në Australi.
Politikani 56-vjeçar dëgjohet duke thënë “grua e vdekur e ndyrë”, ndërsa rezultoi se po fliste me gruan e tij.
Duke folur pas publikimit të videos, Joyce pranoi se kishte konsumuar alkool pasi Parlamenti ishte ndërprerë në orën 22:00 të asaj dite.
“Kam bërë një gabim të madh. Nuk kam asnjë justifikim. Por ka një shpjegim. Jam me mjekim dhe ka efekte anësore nëse pi alkool në të njëjtën kohë”, tha ai teksa u përpoq të justifikonte veprimet e pahijshme.
Megjithatë, Joyce refuzoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen.
/a.r