Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi tregoi në emisionin Review në Euronews Abania kronologjinë e kërcënimeve të cilat ajo pretendon se kanë ardhur ndaj saj nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi.
Ajo tha se kancelari i gjykatës e ka vënë në dijeni se prokurori në fjalë në datë 15 janar e kishte telefonuar disa herë me fjalë kërcënuese ndaj saj dhe kancelarit me shprehje të tipit “do t’ju vras, nuk di ta shihni ditën e diellit”.
“Jam kërcënuar përmes kancelarit të gjykatës, kanën qenë shprehje si do ju vras, nuk do e shihni dritën e diellit. Këto telefonata janë regjistruar nga kancelari. Më ka treguar 5-6 telefonata më ka thënë janë diçka serioze dhe duhet të bëjmë kallëzim.
Mua më dukej e pakuptueshme që një prokuror të shkonte në këtë pikë, i kam kërkuar që të vinte të sqarohej. Data kur kam hapur letrën është pas kërcënimit. Por më rezulton se është futur në datë 16 janar, datë kur prokurori në fjalë ka ardhur në zyrën time për të kërkuar falje”, tregoi ajo./m.j