Kreu i Asamblesë Socialiste ka marrë fjalën duke thënë se debati nuk duhet trajtuar si problem mes individëve, por si problem statutor. Ai tha se statuti e ka zgjidhur çështjen e kryetarit pasi parashikon mocion mos besimi nga 1/3 e anëtarësisë, ose nga Kongresi dhe Asambleja.
“A kemi një mocion për të hequr Edi Ramën? Jo” – tha Ruçi.
Ai pati përplasje me Blushin i cili duke folur nga vendi tha se mandati i Ramës ka skaduar.
“Kemi kohë që diskutojmë për zgjedhjen e kryetarit nëse është statutore apo jo. Unë mendimin tim e shpreha edhe në Asamble Kombëtare kur kryetari hodhi tezën për referendum. Si atë ditë, edhe sot e kundërshtoj referendumin duke qenë se i referohemi statutit. Ne duhet t’i japim përgjigje edhe politike edhe statutore problemit. Neni i statutit thotë se kryetari i partisë nëse fitohen zgjedhjet është automatikisht kryeministër” – tha Ruçi.