Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se situata në Kosovë po bëhet e vështirë për serbët, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb.
Me vendimin për ndalimin e dinarit, Kosova po krijon “kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”, tha Vuçiq, duke akuzuar
Prishtinën se po kryen “sulme të përhapura sistematike” ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Në një situatë të tillë, pa një reagim të duhur, mund të shkaktohet një dëm i pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ai.
Sipas Vuçiçit, rregullorja e BQK-së është “goditje ndaj mbijetesës së serbëve dhe themelimit të Asociacionit” të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka replikuar presidentit serb për pretendimet e rrejshme se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.
“Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”.
Kurti thotë se Kosova ka shënuar edhe rritje ekonomike viteve të fundit dhe sipas tij këtë e ka dëshmuar FMN.
Kryeministri i Kosovës thotë se Kosova është storie suksesi pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.
“Ne me krenari zbatojmë kushtetutën që ka mbrojtjen më të madhe të pakicave”.
Kurti ka kujtuar se Serbët kanë numër të madh të vendeve në Kuvendin e Kosovës dhe poashtu qeverisin në shumë kumuna të Kosovës.
“Ne kemi ndarë miliona euro grante për serbët e Kosovës”.
/a.r