Kristi i vogël e humbi betejën me kancerin. Trupi i tij i lodhur nuk i mbijetoi operacionit. Lajmi i djeshëm ngjalli shumë reagim social, sepse të gjithë ishin solidarizuar në mbështetjen e tij.
Shumë artistë, gazetarë dhe njerëz të tjerë kanë shprehur ngushëllimet dhe reagimet e tyre.
Ja se çfarë shkruan në facebook aktori i humorit Albano Bogdo.
“Nuk vdiq Kristi…ne shkrimet e shenjta te te gjitha feve ne bote dhe ne kulturat e gjithe njerezimit, femijet nuk vdesin….ata transformohen ne engjej dhe shkojne menjehere te Zoti…..ata qe vdiqen jemi ne….NE….nje komb qe blen makina nga 70 mije euro…nje komb qe prish cdo tavoline nga 500mije leke cdo te shtune neper lokale…..e qe nuk mblodhem dot leke te operojme nje femije te vogel…po po….VDIQEM NE”, shkruan Albano.