Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot në 10:00, ndërsa pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online. PS i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë.
Për shkak të kaosit që kanë krijuar në Kuvend, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare. Të përjashtuar janë edhe dy ‘udhëheqësit’ e kaosit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Deputetët e grupit Bardhi-Berisha do të vijojnë me skenarët për bllokim ashtu siç kanë paralajmëruar, por mazhoranca e ka të qartë përgjigjen ndaj kësaj sjellje. Deputetët që shkaktojnë kaos ndëshkohen me përjashtim.
Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.
1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykhashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi