Finalizimi i marrëveshjes mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane për njohjen e pensioneve është hapi i parafundit për ta bërë atë efektive.
Tashmë dokumenti pritet të ratifikohet në parlamentet respektivë, si hapi i fundit procedurial, duke i hapur më pas rrugën emigranteve në të dyja vendet të aplikojnë.
Do të jenë institutet e sigurimeve shoqërore ato që do të shkëmbejnë të dhënat, për efekt përllogaritje. Çdo aplikim mund të bëhet edhe në gjuhen shqipe, pavarësisht se kërkesa i drejtohet autoriteteve italiane.
Ndërkohë nuk do të jetë e nevojshme që dokumentet të jenë të noterizuara apo me vulë apostile. Thelbi i kësaj marrëveshjeje është që nuk do të humbet asnjë vit pune për qytetarin.
Në finale çdo qytetarë shqiptare apo italianë, do të marrë dy pensioneve, në varësi të viteve të punës që ka në secilin shtet. Kjo do të thotë që çdo shtet do të paguajë sipas ligjeve në fuqi.
Marrëveshja përfshin sigurimin e pensionit të pleqërisë, invaliditetin. pensionin familjarë, barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.
Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, çdo emigrant shqiptarë është i barabartë me shtetasit Italinë dhe anasjelltas, qytetarët italianë në Shqipëri trajtohet njësoj si çdo shqiptarë
Kjo është marrëveshja më e rëndësishme ekonomike, që është arritur mes dy vendeve, pasi përfituesit arrijnë në 570 mijë qytetarë shqiptarë dhe Italinë.
/f.s