Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Enkelejd Alibeaj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve amendamentin PD për amnistinë penale.
AMENDAMENT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMINISTIE”
Neni 1
Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:
“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020”.
Neni 2
Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.
Neni 3
Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:
“Neni 6/1
Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit
Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282, të Kodit Penal”.
/f.s