Policia greke ka arrestuar “Hayate”, shqiptarin Florian Zani, nën akuzën e dhunës raciste ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të pa afta për tu mbrojtur.
Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe You Tube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.
Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar.
Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike.
Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së mërkurës.
/f.s