Ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Panajotis Kurublis, e përshkroi kampin e refugjatëve Idomeni, që ndodhet në rajonin kufitar me Turqinë dhe ku mijëra refugjatë prej javësh presin në kushte të këqija si “një kamp përqëndrimi bashkëkohor”, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës së tij në Idomeni, Kurublis u njoh nga afër me kushtet e këqija në kamp.
“Këtu, për shkak të perceptimit, kufiri i mbyllur është si një Dakau bashkëkohor (Dakau, kamp gjerman përqëndrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore – shën. i përkth). Ne i besuam një Evrope me kufij të hapur”, deklaroi ministri grek për mediat.
“Një Evropë 580 milionëshe nuk ofrohet që të pranojë një apo 1,5 milionë refugjatë”, tha ministri i Brendshëm grek, Kurublis