Nëna e 34-vjeçarit Asqeri M., i cili mbyllte gruan në banesë, ka folur për Report Tv mbi rastin e rëndë. Për gazetarin Freard Rsita, ajo thotë se kamerat i kishte vendosur djali duke thënë se ishte shumë xheloz.
Ajo merr në mbrojtje djalin duke mohuar në mënyrë kategorike se djali i saj ushtronte dhunë, ndonëse burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sekuestruara ka momente kur 34-vjeçari dhunonte fizikisht gruan.
Teksa merr në mbrojtje djalin ajo hedh akuza ndaj nuses.
Ishim në rregull, biles një goce i bija nga koka, mos ma prek nusen se e kisha aq mirë sa s’ka. Kjo e shtrënguar s’ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Doli…mbulo këtu e mbulo aty. Unë si nënë asnjë llaf çunit. Se nëna ta përzije çunin është shumë e zorshme. Dhe rrogën se dorëzoi, katër kalamaj, një e kam rrit pesë 5 muaj, njërën 2 javëshe, njërën 3 javëshe, njërën një javësh dhe ka ik në punë.
Shkonte në punë, unë gjithë punët, me hëngër, me pi. Isha e fortë. Duli krejt kjo, lakuriq. Burrin e kisha të mirë, çuni nuk foli, tha bëri 3 gabime, ja fala. Iku çuni jashtë shtetit 8-9 muaj, si ja nisi në telefon bam-bam deri kur e çmendi. I dolën mendtë çunit. E pashë unë iku çuni nga mendtë. S’jemi familje e degjenerume. Ishim familje normale, s’ka kishte bërë vaki. Unë kisha katër goca, po i kisha… Shkonte në punë, punonte me thënë të drejtën. Ka 8-9 vjet e martuar. Kjo në punë punonte, rrugave..
Ka ushtruar dhunë djali?
Ti kishte rrahur nuk ishin…jo o djalë jo. Djali kishte nja 8-9 muaj, e kemi bërë me kredi. Mos e gëzofsha unë me gjithë këto. Kjo doli pastaj krejt. Theva këmbën, nuk bëra zë, më sillnin gocat për të ngrënë. Tani jam pak më mirë.
Kishin debate?
Nuk i bënte shërbim, ja hidhte rrobat atje. Nuk ia paloste. I palosja vetë sa kisha takat. Ditën e dielë kapte kalamajtë e dilte. Janë katër goca, bërë dhe një çun i thash.
Pse u kthye djali?
Djali u kthye se e pashë unë ca ishte duke i bërë kjo. Kjo mafiozët ia çonte te puna. I mori shokun në telefon, e pyeti ca pune bën Asqiriu, a është trafikant gocash, si e ka vendin aty që rri. Gabime i kam pa sa duash, i kam mbuluar. Çunit hiç, as kësaj hiç.
Djali e ka dhunuar?
Jo si ka ushtruar dhunë fare. E kishte pas denoncuar kjo.
Po thoni që e ka bërë me qëllim? Po po…
Po kamerat kush i ka vendos?
Mizerja çuni. A ne i vendosëm?
Ishte xheloz? Ishte xheloz i paparë. Nuk më pyesin çunat mua.
/f.s