Deputeti Errvin Salianji i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv teksa ka folur për kaosin e sotëm brenda dhe jashtë parlamentit nga Rithemelimi, tha se kjo bëhet sepse sipas tij rënë parlamentarizmi që e cilësoi si kolonën kryesore të demokracisë.
“Besoj se ia arritëm qëllimit. Ka rënë kolona kryesore që mban një demokraci, parlamentarizmi. Parlamenti nuk ka funksion mbikëqyrës, nga ana tjetër nuk po prodhon asgjë që ka të bëjë me mirëqeverisjen, sepse ligje miraton dhe diktatura.
Kur vjen Rama është dhe Luli. Ne e kemi treguar se kjo mazhorancë nuk kujdeset për interesat e qytetarëve. Nëse debati për të kaluarën ishte për më shumë se një vit, tani debati është zhvendosur mes opozitës dhe mazhorancës.”, tha Salianji.
Pasi bllokoi seancën plenare, deputetët e Rithemelimit u zhvendosën përpara parlamentit dhe poshtë rrugicës së Berishës. Por a i arriti qëllimit protesta e sotme? Salianji thotë se pjesëmarrja ishte e kënaqshme.
“Sot kishte pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve që iu bashkangjitën thirrjes së parlamentit për të protestuar para parlamentit. Kemi pasur mesazhe nga ambasada e SHBA, Britanisë…”/m.j