Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare valltarja e njohur, Liljana Cingu, e nderuar edhe me titullin “Nderi i Kombit”.
“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare./m.j