Vëllai i Bardha Palit, që vrau veten dy ditë më parë në Greqi, akuzon bashkëshortin se e shtyrë motrën e tij në aktin e rëndë.
Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai pohoi se Bardha dhe Ilir Pali kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe se prej dy muajsh nuk jetonin bashkë. Sipas tij, amaneti i motrës ishte që Ilir Pali të mos fusë grua tjetër në shtëpinë e tyre.
“Djali më tha që ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në një shtëpi. Kishin grindje për punë xhelozie. Në Facebook, ajo ka lënë amanet që Ilirin mos ta pranojmë në shtëpi, në Durrës. I ka lënë amanet djalit që Iliri mos të fusë nuse tjetër në shtëpi.
Motra ime e çoi deri në këtë gjendje se i vinte zor të ndahej, se kjo nuk nuk ka ndodhur në fisin tonë. Kishte 33 vite martesë. Ai (Iliri) mund ta ketë shtyrë motrën time, kjo çështje nuk mbyllet me kaq”.
/f.s