Kreu i ALUIZN-it Artan Lame është shtruar me urgjencë mbrëmjen e së premtes në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës hapëse që mbajti në Kongresin e Partisë Socialiste këtë të shtunë, e bëri të ditur këtë lajm, ku njëherësh i uroi shërim të shpejtë.
“Rikuperim të shpejtë kreut të ALUIZNIT Artan Lames dhe e ftojmë të rikthehet sa më shpejt në familjen tonë të madhe dhe t’i futemi punës”./shqiptarja.com/