Emri i saj u lakua shumë muajin e shkuar kur doli në dritë një ofertë që politikani i djathtë i kishte bërë Xhesikës. Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar; këngëtarja vjen për publikun me këngën e re, e cila që në titull është provokuese. E ka titulluar “Kamasutra”, sepse sipas saj, është pjesë e jetës dhe askush nuk jeton dot pa të. Madje rrëfen se edhe vetë është shumë e zonja në shtrat. Nga ana tjetër, të reja ka edhe nga historia me deputetin, ku tashmë janë takuar dhe janë miq të mirë. Sipas biondes seksi, personazhet e tjerë që kanë deklaruar historitë me politikanët kanë mashtruar. E në fakt, deklarata e saj i ka trembur jo pak deputetët, duke bërë që të largohen nga historitë me VIP-at, na rrëfen këngëtarja.
Vini me këngën tuaj të re, “Kamasutra”; përse ky titull?
Pasi fola me tekstshkruesen time, Rozana Radi, i thashë se doja një tekst kënge me një titull të veçantë, diçka të padëgjuar më parë. Dhe ajo më pyeti nëse isha dakord për titullin “Kamasutra”. Në fakt ky është realiteti i jetës: pa Kamasutra nuk jeton dot njeri dhe jemi në jetë falë Kamasutrës.
Xhesika si është me Kamasutrën, sa e praktikoni?
Jam shumë mirë, gjithmonë kur më del koha, se zakonisht nuk kam kohë.
A ju kanë kritikuar për këngën?
S’është se ka pasur kritika mirë apo keq. Dikush që e kupton kritikën nuk është shprehur; sa i përket pjesës tjetër, nuk më intereson nëse e ka pëlqyer apo jo.
Mendoni se keni bërë armiq kohët e fundit me deklaratat e bujshme që keni dhënë në media?
Ndonjëherë çdo njeri duhet të japë të tilla deklarata në media që të shikojë reagimet. Nga kjo kam kuptuar se kë kam miq të vërtetë dhe kë jo.
A jeni prekur nga komentet e ish-mikeshave të tua?
Jo se jam prekur. Unë së shpejti do të sjell dhe këngën time të re, “Shoqe Bitch”, që ua kam dedikuar pikërisht këtyre shoqeve. Do të jetë një këngë që do të vijë në bashkëpunim me Kallashin. Kam disa mikesha që kanë dalë me të vërtetë “bitch” dhe i kam përshëndetur me këtë këngë.
Keni marrë famë pas deklaratës në lidhje me letrën e deputetit, apo e kishit edhe më herët?
Jo, absolutisht, unë jam po ajo që kam qenë. Mendoj se fotot nudo më kanë dhënë famë më shumë sesa oferta e deputetit. Ajo histori është mbyllur tashmë, ka vdekur, muzika që bëj është ajo që mbetet.
Meqë jemi tek oferta e deputetit, a jua ka përsëritur ftesën?
Jo, ftesën nuk ma ka përsëritur më, por kemi dalë bashkë. Ka qenë një takim miqësor, asgjë më shumë.
A ju ka ftuar sërish të keni një marrëdhënie?
Për sa kohë unë i dhashë mundësinë që të takoheshim, nuk kishte se si të më përsëriste ftesën. Thashë, jemi takuar miqësisht dhe jemi thjesht miq.
Mendoni se pas deklaratës suaj se një deputet i djathtë ju kishte ofruar para në këmbim të një lidhjeje, personazhet e tjerë që thanë se kishin pasur marrëdhënie me politikanë, kanë mashtruar?
Pa përjashtim të gjitha kanë qenë mashtrime. Përse nuk dolën para meje, por të gjitha dolën pas? Vetë deputeti në fjalë më tha që, “politikanët pas deklaratës tënde janë trembur dhe janë larguar nga lidhjet apo njohjet që kanë pasur me këngëtare apo modele”. Kanë frikë se mos u dalin emrat./Bluetooth