Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk iu referuar drejtpërdrejt Arben Ahmetajt, ndërsa qëndrimet e tij në një intervistë një natë më parë e cilësoi si përpëlitje.
Sipas tij, ato tregojnë se u është mbledhur litari dhe duan të përdorin skena për t’i shpëtuar drejtësisë. “Përpëlitjet e mbrëmshme dhe ato që do të pasojnë ditët dhe javët e ardhshme tregojnë se sa keq u është mbledhur litari atyre që kanë abuzuar me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.
Duan ta presin litarin, diku duan të përdorin duart e hallexhinjve, diku duan të përdorin skema të dala jashtë boje që kur i provuan në vendet e tjera që ka pasur reformë në drejtësi, le ta dinë që Partia Demokratike do të qëndrojë fort në hetimin e të korruptuarve pavarësisht emrave të përveçëm dhe ngjyrës së tyre politike dhe vënien e tyre para drejtësisë”, tha Basha.
Sipas tij, Prokurorinë e Posaçme duan ta mbysin por Basha pretendon se nuk do t’ia dalin për sa kohë mbështetet nga SHBA dhe BE. “SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokaci pa pasur në qafë autokratët. Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishëm. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëve, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur”, shtoi më tej./m.j
Dhe ti Lul ne nje skuader me Ahmetajn je .Mos harro 230 milion dillar te rruges se kombit !