Një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur sot në Ksamil.
IKMT në bashkëpunim me IVMT Bashkia Sarandë kanë nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil, kryesisht ato të ndërtuara para zgjedhjeve të majit 2023.
Deri në këto momente janë prishur 13 objekte pa leje, ndërkohë që aksioni vazhdon.
Në mbështetje të dy strukturave janë edhe forca të Komisariatit të Policisë Sarandë si dhe Policia Bashkiake e Sarandës.
/f.s