Nga Artur Ajazi
Aludime, hamendësime, dhe deri akuza ndaj SPAK-ut. Të vërteta apo jo, kjo është çështje që ha debat, deri në momentin që të dalë e vërteta. Por SPAK (dhe kreu i saj zoti Dumani), duhet të flasë, të sqarojë situatën e pakëndëshme, dhe “stuhitë” me akuza që po ngrihen dhe dëgjohen çdo ditë nga ish-lideri “non-grata” dhe deri tek ato të pretenduara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj. Çdo politikan, çdo deputet apo zyrtar i lartë dhe rrangut të dytë, që mund të hetohet, arrestohet dhe gjykohet, paskësh të drejtën të akuzojë dhe baltosë organet e drejtësisë? Të asaj drejtësie që e votuan me 140 vota në Parlament, dhe që sot e akuzojnë, ofendojnë, dhe sikterrisin.
Çdo ish-minister, zv.kryeminister, apo dhe çdo ish-deputet dhe ish-kryeminister, që ikën nga posti apo shkarkohet pasi u zbulua se ka bërë allishverishe, korrupsion, dhe ka shkelur ligjet, paskësh të drejtë të baltosë institucionin më të ri të drejtësisë? Atëhere, si mund të veprojë një qytetar i thjeshtë, kur i bëhen padrejtësi në zyrat e shtetit, në dogana, në kufi, në polici, gjykata, etj.., dhe kur nuk i hapen kamerat dhe ekranet e mediave? Kjo është një situatë alarmente, ku institucioni i drejtësisë në çdo vend të botës, do të fliste, do të sqaronte rolin dhe pozicionin e vet. SPAK-u, më së shumti se çdo institucion tjeter, duhet të flasë.
Duhet ti japë përgjigjen e merituar atyre që akuzojnë, baltosin dhe hedhin fyerje ose të pranojë vërtetësinë e tyre. Në asnjë vend demokratik, në asnjë vend të botës së qytetëruar, nuk ndodh që, kur kapesh me “presh në duar”, me afera korruptive, kur të zbulohen vjedhjet, abuzimet, dhe pasuria e stërrmadhe, të ngrihesh dhe të thuash se “akuza janë politike, drejtësia është e korruptuar, prokurorët të kapur”..etjj… Kjo situatë, ka ndodhur dhe fatkeqesisht po ndodh edhe sot në Shqipëri, për faktin sepse politikanët e çdo rrangu, zyrtarët e rangjeve të larta, kurrë nuk janë hetuar, thirrur në organin e prokurorisë, apo dhe gjykuar.
Eshtë risi e “artë” për Shqipërinë, futja e mentalitetit të ri me ndikim të madh në opinionin publik, ai i hetimit, arrestimit, dhe gjykimit të politikaneve, ish-pushtareve, dhe pushtetareve aktualë. Kjo është ajo që donin prej 33 vitesh shqiptaret, pasi e kishin ëndërr, të shihnin sesi jepnin llogari para drejtesisë, ata që kanë qenë dhe janë në pushtet, për shkeljet ligjore, abuzimet, pasurimin e madh brënda 1 apo 2 mandateve, etj. Tymnaja, nuk duhet lënë pa pastruar, pasi ajo gjithsesi ka ndikim në popull.
SPAK-u, e ka detyrim ligjor të sqarojë disa të vërteta, pa prekur hetimin, lidhur me akuzat e hedhura qoftë nga Berisha, apo dhe Ahmetaj, dhe ndokush tjeter që nis të bëhet “trim” sapo ikën nga posti, dhe i vjen fletë-thirrja nga organi hetimor. Ka ardhur koha, të marrë çdokush, atë që meriton, por SPAK-u, duhet të flasë.
Atij nuk i kapen asgje per djegesat…
Perkundrazi ata qe jane pergjegjesit kryesore,e kane SPAK un ne thes…preshi eshte ne doren e te tjereve per kete rast
Besoj se SPAKU,do ta hehoj djegesin e Tiranes,per te cilin ka akuza te renda ndaj qeveris.