Ludovika De Biazi ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Mediat italiane thonë se ajo ishte tezja e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazit. Sipas lajmit të publikuar në “La Tribuna di Trevizo”, Ludovika vdiq dje pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e gjatë. Pak ditë më parë De Biazi e takoi për t’i treguar edhe trofeun e fundit të fituar prej tij “Pankinën e Artë”.
“Të gjithë e kujtojnë si një grua miqësore dhe të qeshur, e hapur dhe moderne që komunikonte me të gjithë”,-shkruan portali italian. Panorama Sport