Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me pengmarrjen e 7 personave në një fabrikë në periferi të Stambollit, teksa tanimë mësohet se ishin dy persona me armë që hynë në ambientet e një kompanie amerikane.
Sipas mediave në Turqi mësohet se duke qenë se ishte ditëlindja e njërit prej pengjeve, kolegët e tij, të cilët kishin bërë përgatitjet paraprakisht, u kërkuan pengmarrësve leje për të festuar.
Pasi autorët dhanë lejen, punonjësit vijuan me “festën” e tyre nën kërcënimin e armëve, ndërsa nga pamjet e siguruara nga brenda fabrikës ata shfaqen të pa dëmtuar dhe të mbledhur rreth një torte.
Deri më tani është raportuar se 3 nga të marrë peng ishin kontabilistë të kompanisë, 1 person ishte menaxher projekti dhe 3 të tjerët ishin personel i fabrikës.
Sipas mediave persona te armatosur kane marrë peng të paktën 7 punonjës në kompaninë amerikane Procter & Gamble në Stamboll.
Sipas mediave turke, pengmarrja ka ndodhur si reagim ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës dhe mbështetjes nga administrata amerikane. Ajo dyshohet të ketë nisur rreth orës 15:00 me atë lokale, kur personi i armatosur dhe ende i paidentifikuar ka hyrë me armë në dorë në godinën kryesore të kompanisë.
Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë makinat e policisë të cilat kanë bllokuar hyrjen e kompanisë ku po mbahen peng punonjësit.