Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur në zyrë kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarrise Pasztory.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Spiropali ka theksuar se shumica e Parlamentit mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Ndër të tjera ministrja tha se janë të gatshëm që të shqyrtojnë propozimet dhe janë të hapur për të bashkëpunuar me deputetët e opozitës, duke shpresuar se këta të fundit ta kuptojnë se aktet e pahijshme dhe bastisja nuk pengojnë ecurinë përpara.