Avokati Ardinez Domgjoni i cili ushtron në SHBA profesionin si avokat ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për ngjarjen që tronditi Floridën, vrasjen e Suela Saliaj që u vra nga ish-burri Renato Muhaj.
Ai shprehet se shteti i Floridës ka në fuqi ligjin për dënimin me vdekje, ku tregon rastin e ekzekutimit të një krimineli vitin e kaluar. Por sipas Domgjonit duhet pritur vendimi i prokurorisë për të mësuar fatin e Renatos.
Arjon Muça: Si funksionon ligji në Florida për akuzat vrasje me dashje dhe pengmarrje, çfarë rrezikon?
Ardinez Domgjoni: Renato është paditur për vrasje të shkallës së parë dhe kjo është e dënueshme me burg të përjetshëm, në Florida, pa mundësinë e lirimit me kusht. Ky krim është edhe i dënuar me vdekje në shtetin e Floridës. Vjet është ekzekutuar një person që kreu një vrasje në Florida, në vitet ’80-’90 dhe është ekzekutuar. Diferenca e madhe mes këtij personi dhe Renatos është ky individi që u ekzekutua vjet, ka pasur precendent penal, ka përdhunuar një femër dhe është ekzekutuar. Një faktor i tillë nuk ekziston në rastin e Renatos që ka vetëm gjoba. Ai ka dhe disa krime të tjera si dhunë familjare që ka sulmuar prindërit e tij, ka pengmarrjen e vajzës, ka shumë krime. Unë mendoj se do dënohet me burg të përjetshëm, por duhet të presim se çfarë vendos prokuroria./m.j