GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin i cili u shpall fajtor për korrupsion me zgjedhje, por që me gjykim të shkurtuar përfiton uljen e 1/3 së dënimit.
Sipas SPAK ai u ka premtuar dhe ofruar para në disa raste qytetareve për të marrë pjesë në votime dhe përcaktuar mënyrën e votimit.
Kapedani mbështeste kandidatin e koalicionit “Bashke Fitojmë” i cili fitoi mandatin e kyebashkiakut te Kavajës me 14 maj 2023.
/f.s