Këshilltarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku e ftuar në emisioni “3D” në RTSH, deklaroi se Lezha kontrollohet nga krimi dhe se emigrantët mund të kthehen në kontingjent të krimit.
“Këtu nuk duhet vendosur theksi te protagonizmi, pasi Rama kërkon të mbështetje ndërkombëtare në kurriz të shqiptarëve. Do të ketë mungesë mikpritje sepse marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën. Shkel të drejtat e emigrantëve.
Në Lezhë s’kemi kushte bazë. Lezha kontrollohet nga krimi dhe është krimi që kontrollon Lezhën. Ata do të trajtohen në kushte çnjerëzore dhe të kthehen në kontingjent i krimit”, tha Marku.
/f.s