Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në SHBA për një sërë vizitash dhe këtë të premte ka patur një intervistë në Zërin e Amerikës. Gjatë saj gazetarja e VOA e ka pyetur liderin e opozitës në lidhje me një kontratë lobuese mes PD-së dhe firmës Podesta si dhe për faturën financiare të bashkëpunimit. Ai tha se kompania lobuese në fjalë, që i ka marrë shtetit shqiptar 720 mijë dollarë për lobim në vitin 2013, lobon për opozitën falas.
“Kompania në fjalë ka mbështetur edhe më parë Shqipërinë dhe vazhdon të mbështesë ato që e bëjnë më të mirë vendin tonë. Fondet për pagimin e saj janë zero. Firma ka marrë një angazhim për standardet demokratike, zgjedhore dhe për dekriminalizimin pa faturë financiarë. Është një angazhim për çështje parimore”, tha Basha.
Në lidhje me reformën në drejtësi Basha është shprehur se interesi i opozitës është që të gjendet një konsensus për të vijuar me reformën në drejtësi, madje sipas tij një kompromis jopartizan.
“PD dhe opozita kanë shtrirë dorën e konsensusit, kam kënaqësi të dal nga kjo studio, duke ju thënë se nën presionin e maxhorancës, sot kanë rënë dakoert të nisin dialogun pa kushte për reformën në drejtësi. Nëse kjo marëveshje repsektohet, kjo do ti hapë rrugë konsensusit në reformën në drejtësi. Nuk ka të bëjë konsensusi politik, që opozita të ketë më shumë kontroll, lufta jonë nuk është për interesa politike, por për ti dhënë qytetarëve një zgjidhje për drejtësinë. Interesi jonë nuk është të kemi një kompromis bipartizan por një kompromis jopartizan për reformën në drejtësi.”