Nga ky vit çmimi i patentës do të rritet. Bëhet fjalë për çmimin e kartonit dhe jo për tarifat e autoshkollës. Aktualisht, patenta që ndryshe njihet si “kartoni” nga 3500 lekë është propozuar të shkojë në 4500 lekë.
Drejtoria e shërbimit dhe transportit rrugor miratoi tarifat e reja, të cilat hyjë në fuqi në datën 5 shkurt. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së transporti rrugor. Kjo drejtori argumenton se rritja lidhet me zgjatjen e vlefshmërisë së afatit të patentave.
Deri më tani patentat kishin vlefshmëri 10 vjeçare, ndërsa me afatin e ri ato janë zgjatur deri në 15 vjet. Me këtë ndryshim ligjor i cili ka hyrë në fuqi nga vitit 2023, përfitues janë rreth 80 mijë shoferë të cilët ishin në prag të skadimit të afatit.
Paralelisht do të ketë edhe rishikim të tarifave për ritestuesit. Deri më tani ritestimet mund të kryhen në 5 seanca me një tarifë prej 400 lekësh. Me propozimet e reja, ritestimi do të kushtojë 1 mijë lekë.
Një vit më parë edhe autoshkollat kërkuan dyfishim të çmimit të kursit, por për shkak të debateve dhe hetimit të nisur nga autoritet i konkurrencës, nisma mbeti pezull.
/f.s