Gaz Bardhi ka lënë në mes “revolucionin”, për të shkuar në SHBA, aty ky “baba i revolucionit” nuk shkel dot, pasi e kanë shpallur non grata.
Ai ka shkuar bashkë me deputeten Dhurata Çupi, për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.
Kjo gjë bëhet me dije nga Merita B. McCormack, e cila dhe i ka shëtitur ata në Kongres.
Megjithëse të hënave ky institucion nuk hapet për vizitorët, ligjbërësit shqiptarë dhe gazetari u mirëpritën si miq specialë nga Divizioni European brenda së cilit gjendet edhe “Albanian Desk” (Tavolina ose Seksioni i pavarur i shqipes). Shkruaj i pavarur pasi gjuha shqipe ka pas qenë klasifikuar nën umbrellën e gjuhëve sllavike më përpara e tashmë është direkt nën Divizionin European.
Edhe pse shumë ftohtë dhe për më tepër që po vizitonte Kongresin, Gaz Bardhi duket se nuk e ka pasur problem të shfaqet me xhinse dhe me një bluzë./Tema