Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Raportohet se një sasi tritoli ishte vendosur në pragun e derës së një zyre noterie.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorin e vendosjes së lëndës plasëse.
/a.r