Europa verilindore vijon të ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke mbajtur mot me ngrica dhe akull dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 30 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malorë . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -8/5°C
- Zonat e ulëta -4/12°C
- Zonat bregdetare 0/13°C
Kosovë
Kosova për dt. 30 Janar 2024 do të ketë me kthjellime dhe mejgull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C – -1°C në mëngjes deri në 4°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 31 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në Verilindje dhe Jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndime (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -6/7°C
- Zonat e ulëta -3/13°C
- Zonat bregdetare 1/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari