Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar një ofertë shumë serioze për opozitën VV-AAK-NISMA. Megjithatë, Veseli nuk ka treguar nëse behët fjalë për opsionin e shkuarjes në zgjedhje. Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se ka një ofertë shumë serioze për opozitën, për daljen nga ngërçi politik.
“Shumë shpejt do të ketë një ftesë të veçantë për opozitën, e cila është shumë serioze. Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, transmeton Gazeta Express.
Por ai nuk ta treguar nëse bëhet fjalë për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, sic kërkojnë tri partitë VV, AAK e NISMA. “Me marrëveshje janë bërë të gjitha, nënkuptohet edhe në zgjedhjet bëhen me marrëveshje”, u ka thënë Veseli gazetarëve.
Veseli ka komentuar edhe djegien e veturave zyrtare duke cilësuar edhe një herë si akt i papranueshëm dhe të dënueshëm, referon GazetaExpress.