Dashuria nuk njeh i paragjykimet, urrejtjen apo inatin. Dashuria të bën të dashurosh një person pa i vërejtur të këqiat që mund t’i ketë secili njeri shkruan powerofpositivity.com, transmeton Gazeta Express.
Këto janë arsyet pse femrat po i lënë meshkujt që i dashurojnë:
1.Edhe pse kanë partner ndihen të vetmuara
Femrat duan të ndjehen të rëndësishme, nëse ato nuk e kanë pranë personin që me të vërtetë e duan më parë preferojnë ta lënë sesa të vazhdojnë të jenë të vetme. Femrat kur dashurojnë mendojnë shumë për mashkullin e tyre ato e cilësojnë atë gjithqka, por mashkulli fillon të ndihet komod në lidhje duke mos u përkushtuar si përpara dhe për këta arsye edhe pse ata dashurohen lidhja përfundon me ndarje.
2. Meshkujt e mbajnë lidhjen sekrete
Femrat duan që lidhjen e tyre të dashurisë ta bëjnë publike. Për këtë arsye ato dyshojnë se mos mashkulli po e tradhëton, gjë që mund të qëndrojë. Ajo duhet të dijë se është duke u pranuar, dashur dhe mbështetur ashtu siq është.
3.Femrat nuk e duan mashkullin që i dalin punët papritur
Femrat pëlqejnë të jenë të informuara paraprakisht për punët e mashkullit të tyre. Ato nuk duan që ai të jetë i paparashikueshëm.
4. Femrat nuk e duan mashkullin që nuk është me mendje tek ajo
Meshkuj vëreheni shumë lehtë se sa e dëgjoni femrën tuaj në takime. Ju shpesh gaboni kohën se kur do të takoheni, kjo ndodh ngase nuk e keni përqëndruar vëmendjen plotësisht tek ajo.