Analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita edhe e bashkuar nuk e mund dot Edi Ramën në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në 2025.
Vangjeli tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se Berisha dhe Basha e kanë thuajse të pamundur që ta konkurojnë.
Ky ishte emisioni i fundit i ‘Kontrast’ pasi ky format nuk do të transmetohet më, bën me dije për teleshikuesit vetë moderatorët Lorenc Vangjeli si dhe Denis Minga!
‘Ky format Kontrasti kështu siç e kemi njohur… do të pushojë së kontrastueri me emisione të tjera të ngjashme, janë 75 të tillë. Unë shpresoj se do të rishihmei sërish po në këtë ekran, sepse po iki nga kjo dashuri i bindur se i jam përgjigjur mundësisë së lumtur për të folur, këtu vetëm me dashuri me aq sa kam ditur, por më shumë sesa kam thënë kam heshtur për ato që di, duke pritur që ato të ndodhin!’- tha Vangjeli.
/a.r