Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me ngjarjen e rëndë që u zbulua në Shqipëri ditët e fundit, ku mjeku Dervish Hasi ishte “martuar” katër herë në Xhami dhe njëra prej vajzave ishte e mitur, rast që tronditi vendin.
Manja deklaroi se do të nisë konsultimi për ndryshimin e Kodit Penal, për klasifikimin e poligamisë si një vepër penale.
“Të gjitha institucionet fetare kanë detyrimin të zbatojnë ligjet e vendit njëlloj si të gjitha entet e tjera publike dhe private, sepse Shqipëria është shtet laik!
Kemi bërë gati draftin e Kodit të ri Penal dhe do ta hedhim shumë shpejt për konsultim publik. Poligamia për herë të parë do të ndëshkohet edhe penalisht. Eshtë e ndaluar me ligj por tani do të ndëshkohet edhe penalisht”, tha Manja.
/a.r