Antcikloni i fuqishëm po zgjerohet drejt Europaës jugperëndimore duke garantuar stabilitet të motin në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 26 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegulla do të jetë e pranishme në juglindje dhe verilindje në mënjges dhe mbrëmje, vranësira mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -5/9°C
- Zonat e ulëta -2/15°C
- Zonat bregdetare 4/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 26 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në 7°C – 9°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 27 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare në mëngjes, gjatë ditës me diell . Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -1/10°C
- Zonat e ulëta 4/16°C
- Zonat bregdetare 8/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari