Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se lufta që po bën Gazment Bardhi për Komisionet hetimore të opozitës, duke mos kursyer as llojin e vetë, nuk do ta çojë PD-në asgjëkundi.
Vangjeli: Zoti Bardhi është një bariton që kthehet në një soprano para zonjës Açka. Është një luftë që nuk u çon asgjëkundi. Politikani më radikal në Shqipëri është Basha. Edhe sot brenda PD-së e konsiderojnë si lepurushi ndërkohë që ai është më radikali sepse dogji mandatet. Kjo rrugë që po ndiqni nuk ju çon asgjëkundi
Duma: Sepse askush nga opinion publik nuk të mbështet nëse e sheh që mendimi…
Vangjeli: Qeverisja dhe mazhoranca del shumë keq përsakohë refuzon komisionet parlamentare apo të mbajë peng Alibeajn, ish kolegun tënd…
Bardhi: Kolegun.
Vangjeli: Po mirë si të duash. Ndërkohë këta bëhen armiq me SPAK-un që për hirtë së vërtetës ka kredo politike në vend, kjo i nxjerr ata keq.
/a.r